Zgjedhjet zbrazin bankat

Dy milardë lekë janë nxjerrë nga bankat në muajin prill. Kjo e dhënë është publikuar nga Banka e Shqipërisë dhe gjykohet si lëvizje e pazakontë, pasi fluks kaq të madh parash jashtë bankave nuk ka patur në muajt prill të viteve të mëparëshëm.

E kjo ndodh vetëm gjatë periudhave parazgjedhore mjafton të kujtojmë këtu dy fushata e mëparshme zgjedhore, ku në maj-qershor të viti 2015, për zgjedhjet vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë.

Ndërsa në ato parlamentare të 2013 në muajt prill dhe maj, paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë.

Sipas analizave rezulton se periudhat tradicionale që ka rritje të parave që dalin nga bankat janë korriku dhe gusht kur vijnë emigrantët dhe turistët.

E po kështu muaji dhjetor, kur sërish ka tërheqje parash nga emigrantë, ndërsa gjatë muajve të tjerë përgjithësisht ky tregues shënon rënie.

E tashmë është e qartë që njëherë në katër vjet që ka zgjedhje bëjnë përjashtim dhe muajt e pranverës, pasi me shumë të ngjarë ato para shkojnë për të finacuar fushatat elektorale.

Komente