Tifozët braktisin Kombëtaren, atmosferë e vakët në Elbasan

Tifozët shqiptarë kanë shfaqur mungesë interesi ndaj ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, të parës së Kristian Panuçit në stolin kuqezi.

Deri në mëngjes ishin shitur rreth 2 mijë bileta, por dy orë para ndeshjes, në qytetin e Elbasanit dhe sidomos në zonën rreth stadiumit, atmosfera e zakonshëm festive kur luajnë kuqezinjtë thuajse nuk ndjehej.

Përreth stadiumit ishin vendosur si zakonisht forcat e shumta policore, të cilat këtë radhë binin më shumë në sy për shkak të mungesës së tifozerisë. Edhe bulevardi para stadiumit, i cili është zakonisht i mbushur nga tifozët, sot ishte thuajse i boshatisur, edhe pse kuqezinjtë do të zbrisnin në fushë pas pak më shumë se një ore.

Nderkohe ndeshjen mund ta shihni live duke klikuar ketu!

Komente