Shqiperia pergatitet per ligen e Kombeve

Do të pritet perfundimi i dy ndeshjeve të mbetura për të ndarë përfundimisht grupet, por UEFA ka bërë të ditur se si është situata për momentin dhe si janë të vendosura ekipet në vazo.Shqipëria ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse ka të sigurt vazon e parë në Ligën C, e cila parashikohet ndër më të balancuarat e turneut.

LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)

Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)

Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)

Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.

LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)

Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

Shorti i “Ligës së Kombeve” do të hidhet në fund të këtij viti, ndërsa më pas nuk do të jetë e nevojshme për renditjen e UEFA-s, pasi ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Europianë. Për t’i dhënë rëndësinë e duhur këtij kompeticioni është vendosur që fituesi i secilës Ligë do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve.

Komente