Shikoni gjëndjen e rënduar në autostradën Tiranë-Durrës (video)

Gjendja në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë për shkak të reshjeve është kthyer në një kaos të vërtetë dhe të vështirë për t’u menaxhuar.

Policia thotë se autostrada nga Qafa e Kasharit e tek Shqiponja është e bllokuar. Nga Shqiponja në Qafë të Kasharit është e bllokuar kalohet vetëm në rrugë dytësore.

Policia Rrugore ndodhet në detyrë për të orientuar drejtuesit e mjeteve për të qarkulluar në rrugën dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji.

Në autostradën Tiranë –Durrës ndodhen forca policie, zjarrfikës por edhe nga ARRSH në përpjekje për të zhbllokuar rrugën nga sasia e jashtëzakonshme e ujit, me qëllim ardhjen në ndihmë përdoruesve të rrugës

Komente