SHBA gati të sulmojë Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë të gatëshme të përdorin forcën e konsiderueshme ushtarake ndaj Koresë së veriut, nëse do të duhet.

Duke përshkruar testin e fundit të raketave të Koresë së Veriut, si një përshkallëzim të mprehtë ushtarak, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara tha se SHBA do të paraqesë një rezolutë të re kundër Penianit.

Ambasadorja Nikki Haley gjithashtu kërcënoi përdorimin e kufizimeve tregtare ndaj koreano-veriorëve, nëse ata do të vazhdojnë testimin e raketave balistike.

“Nisja e testit të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), nga ana e Koresë së Veriut, të martën, ishte një mbyllje e shpejtë e zgjidhjeve të mundëshme diplomatike.Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin gamën e plotë të aftësive ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë”, tha ambasadorja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm për të diskutuar mbi testin.

Ambasadori francez i tha këshillit se Franca gjithashtu favorizon një rezolutë të re mbi Korenë e Veriut, e cila do të shtrëngonte sanksionet. Top Channel

Komente