Po vjen Big Brother Albania VIP, ja kur do të nisë

Spektakli i njohur “Big Brother Albania” zgjoi shumë kureshtje vitin që kaloi, në edicionin e nëntë.

Shumë ngjarje interesante u zhvilluan në edicionin e fundit, nga njerëz të panjohur, të cilët dolën nga shtëpia duke marrë famën me vete.
Burimet pranë e revistës “Who” pranë Top Channel, kanë pohuar se së shpejti ky kanal televiziv po mendon që të sjell një format të ri të “Big Brother”, me personazhe të njohur.

Ky edicion mendohet të titullohet “Big Brother Albania VIP”, ndërsa nuk dihet saktë data kur mund të fillojnë përgatitjet për realizmin e tij.

Ndryshe, formati i “Big Brother” me figura publike është shumë i njohur në shtetet e jashtme.

Top-Channel ka nisur reklamat për këtë edicion, që lajmeron nisjen së shpejti të këtij edicioni të ri dhe sipas parashikimeve mund të jetë fundi i muajit Shkurt.

Komente