Nderron jetë Fantozzi

Aktori italian, Paolo Villaggio, i cili ishte më së shumti i njohur për rolin e Fantozzit, ka ndërruar jetë në Romë në moshë 84 vjeçare.

Ai lindi në Genoa në vitin 1932 me vëllanë binjak, Piero dhe gjatë karrierës së tij të gjatë, interpretoi role të ndryshme, si Profesor Kranz e Gioandomenico Fracchia.

Mirëpo, ai do të mbahet më së shumti mend për rolin e Ragioniere Ugo Fantozzit – një karakter që gjithmonë ishte në vendin e gabuar në kohë të gabuar dhe përballej me poshtërime të shumta.

Villaggio është njëherësh autor i tetë librave që po ashtu lidhen me karakterin e Fantozzit.

Gjatë karrierës, aktori ka luajtur edhe në filmat e drejtuar nga regjisorë, si Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Wertmuller, Ermanno Olmi e Mario Monicelli.

Komente