Mediat Italiane: Nuk blihet Milani me kredi

Corriere della Sera dhe tjetri La7 hedhin dyshime mbi pronarin e ri të Milanit, Yonghong Li, teksa e cilësojnë jo transparente blerjen e klubit italian.

“Ne kemi një emër, Yonghong Li, por në realitet nuk e dimë nëse ai është pronar i Milanit”, ka thënë Mario Gerevini i gazetës Corriere della Sera gjatë një raporti hetimor në La7.

“Nëse blini një klub me vlerë 720 milionë euro duke përfshirë 220 milionë euro borxh dhe duhet të merrni një kredi me një normë prej 11 për qind, kjo do të thotë që nuk keni para”.

“Nëse dikush ju huazon para në 11 për qind, kjo do të thotë që ju jeni konsideruar si një rast me rrezik të lartë”.

“Në fakt, Yonghong Li nuk arriti të merrte paratë nga kanalet e zakonshme, si bankat ndërkombëtare. Ai duhej të troket në derën e një fondi mbrojtës”.

“Paratë arritën nëpërmjet një serie rreth strehëve të sigurta financiare, kredive, garancive dhe nuk ishte absolutisht një operacion transparent”.

“Ka shpesh blerje të klubeve që nuk janë veçanërisht transparente, por Milani kanë arritur një nivel të ri që nuk ishte parë më parë.

“Milani është një klub që po djeg 50-70 milionë euro në vit. Nëse filloni të konkurroni me një borxh, është e vështirë për ju të paguani një hua”, thuhet në njoftimin e gazetës italiane.

Komente