Mblidhet komisioni, nëse vendoset heqja e mandatit Tahiri arrestohet

Prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë dorëzuar tashmë zyrtarisht në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit si i dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Ndërkohë, pritet që në orët e vona të pasdites së sotme të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Pjesë e komisionit që ka në dorë fatin politik të Tahirit janë socialistët Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, ndërsa nga opozita Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.

Nëse komisioni vendos që të vijohet me procedurat, atëherë emri i Tahirit do të shkojë për votim në seancë, e cila duhet t’a miratojë kërkesën e prokurorisë me shumicë votash.

Nëse miratohet, atëhere Saimir Tahiri do të arrestohet.

Komente