LSI padit Edi Ramën në Prokurori

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur kryeministrin Edi Rama në Prokurori, pasi sipas saj shkeli ligjin kur ftoi policinë të marrë vota për PS.

“Thirrjet e Ramës për policinë e shtetit përbëjnë ngjarjen më të rëndë të thyerjes së ligjit. Thirrjet e Ramës thyejnë rëndë moralin te detyrës së një Kryeministri gjatë një fushatë elektorale në këto 25-vjet. Kjo ngjarje dhe kjo veprimtari e Kryeministrit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe gjithë ligjet”. |klan|

Komente