Igli Tare sherr me futbollistin e Lazios

Duket se në kampin e Lazios nuk e kanë kaperdirë akoma humbjen që u shkaktoi në Olimpico ekipi i Genoas.

Një sherr ka ndodhur këtë javë në fushën e stërvitjes ku pretagonistë ishin Drejtori sportiv Igli Tare dhe Anderson. Sipas burimeve italiane Anderson i acaruar ka debatuar ashper me trajnerin e portiereve Perucci, ku më pas ka ndërhyrë Tare duke iu kundërvëne futbollistit.

Braziliani më pas ka braktisur stërvitjen duke lënë të kuptohet se nuk është aspak dakort me ekipin dhe se dëshiron të largohet, mire por ekipi nga Roma nuk ka ndërmend ta lërë të lirë lojtarin.  |albtimes|

Komente