Humb jetën në spital 49-vjecari, familjarët akuzojnë infermieren për mjekim të gabuar

Një 49-vjecar me inicialet T.M 49 vjeç, banues në Berat ka ndërruar jetë në spitalin rajonal, ndërsa familjaret e tij akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm.Grupi hetimor ka kryer procedurat dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e vdekjes së pacientit.
Njoftimi i policisë: 

Më datë 01.09.2017, në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë shtetasi T.M 49 vjeç, banues në Berat. Familjarët e shtetasit T.M pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve. Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Komente