Flamurtari dhe Laci mbijetojne

Flamurtari ka mposhtur Korabin me rezultat 0-3, ndeshje e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro arritën objektivin, pasi me këtë fitore e bënë të mundur qëndrimin në Superiore. Ndërkohë e njëjtë është situata edhe në Laç, ku kurbinasit fituan me rezultatin 2-1 kundër Teutës.

Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica mposhti durrsakët në një stadium të tejmbushur nga tifozët bardhezi.

Si Flamurtari ashtu edhe Laçi ngjiten në kuotën e 40 pikëve.

Komente