Fiton Interi, Perisic shenon eurogol (video)

Inter ka bere detyren perball Spal duke fituar bindshem me rezultatin 2-0 ne San Siro.

Ekipi nga Milano pothuajse e dominoi te gjithe ndeshjen duke pasur raste te mira dhe duke e mbyllur ekipin e Spal ne mesfushen e vet.

Goli i parë i takimi erdhi në minutën e 27 ku Mauro Icardi konvertoi në gol një penallti të akorduar pas pengimit në zonë të Joao Marios.
Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi menaxhimin e lojës dhe krijoi raste shënimi ku më i mirë ishte ai i mbrojtësit Milan Skriniar, i cili goditi transversalen në minutën e 74.

Në fund, Interi arriti të shënoj golin e sigurisë dhe rezultatit përfundimtar 2-0, ku Ivan Perisic shënoi një supergol në minutën e 87 pas asistimit të Danilo D’Ambrosios, gol ky që erdhi nga distanca me një super goditje.
Pas kësaj fitore, Nerazzurrët prijnë kampionatin së bashku me Juventusin me nga nëntë pikë, ndërsa Spali renditet e nënta me katër pikë.

Goli i pare i Icardit me penallti

M I by sofiene-l

Goli i dyte i Perisic

Komente