Në rrjetin social Kinez Weibo nga Benjamin Geskin në bashkëpunim me SlashLeaks është publikuar një video që tregon një xham mbrojtës për iPhone 8, Ekspertët tregojnë se ky xham është pothuajse 100% real, se si do të jetë pamja e iPhone 8.

Xhami thuhet se është ndërtuar për modelin 5.8 inç iPhone dhe ka një dizajn të ngjashëm me ato që imazhe që kemi parë së fundit për iPhone 8-ën.

Skajet e xhamit janë të holla ndërsa në krye të tij vihen re disa vrima për kamerën e sensorët e lokalizuar në krye të telefonit. Lidhur me sensorët dhe kamerat që do të jenë pjesë e telefonit në pjesën ballore ka një dakordësi mes insajderave se iPhone 8 do të ketë kamër frontale, një sensor drite, një proksimiteti dhe një modul 3D.

Komente