Ja sa i hodhi Erion Isai Bes kallakut në dasëm (video)

Aktori Erion Isai dhe Bes Kallaku vendosën të largoheshin nga Portokallia pavarësisht viteve dhe roleve të shkëlqyera që vunë në skenë.

“Nuk kam gjetur në skenë një partner, por skena më ka sjellë një vëlla”, tha aktori i humorit për kolegun Kallaku.

“Ftesa për të qenë pjesë e “Këngës Magjike” erdhi nga Ardit Gjebrea në dasmën e Bes Kallakut. Ai kishte menduar për bashkëprezantim.

Nuk i thashë direkt po, por u mendova një javë”, tha Isai, shkruan Panorama.

Ndërkohë lidhur me largimin nga “Portokalli”, aktori tha se nuk është penduar aspak. “Nuk jam penduar aspak dhe do ta bëja 50 herë në këtë moment.

Unë ika i pari nga spektakli, më pas Besi dhe ka njëfarë ndikimi nga unë. Edhe para një viti jam matur për t’u larguar, por qëndrova.

Nuk do të kthehesha për asnjë lloj oferte në atë spektakël, nuk më intereson për stadin se ku dua të shkoj. Kam patur një moment të sikletshëm në skenë me Erand Soilin që nuk u transmetua kurrë pasi tha një superfjalë banale në skenë padashje.

Në Klan nuk na është propozuar emision me humor, por Klani është zhvilluar aq shumë sa ka vend akoma”, shtoi aktori.

Erion Isai rrëfeu po ashtu se sa para hodhi në dasmën e shumëpërfolur të kolegut Bes Kallaku “ Në dasmën e Besit kam hedhur 200 euro”, tha Isai. Ndiq videon duke klikuar ketu!

Komente