Hidhet nga kati i tretë 55-vjecari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një shtetas ka rënë nga kati i tretë i banesës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.Ruci, 55 vjeç, i cili ka rënë nga banesa e tij.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh.
F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale. |albeu|

Komente