Edi Rama: Ja cfarë më kërkojnë shqiptarët nga qeveria e re

Kryeministri Edi Rama bëri sot publike: “Ja çfarë duan shqiptarët nga qeveria e re”

Kreu i qeverisë ka publikuar sot një raport mbi të dhënat që janë mbedhur gjatë komunikimit me qytetarët, dhe shqetësimet më të mprehta që kanë ata.

Në Facebook, Kryeministri shkruan se tre janë çështjet më të përmendura: drejtësia, administrata dhe arsimi.

Të përmendura mbi 4900, herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim”, shkruan Rama në rrjetin social.

“Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM -BUJQËSI-SHËNDETËSI, të sugjeruara 5237 herë.

10 çështjet kryesuese të sugjeruara rreth 10 mijë herë në 6 mijë komente janë:

1. DREJTËSI

2. ADMINISTRATË

3. ARSIM

4. BUJQËSI

5. SHËNDETËSI

6. PUNËSIM

7. RILINDJE URBANE

8. SHTET

9. EKONOMI

10. TURIZËM

Reforma në drejtësi, dhe ecja përpara në zbatimin e saj, dominon mbi çdo alternativë tjetër, çka do të thotë se qytetarët e vuajnë mungesën e një drejtësie të vërtetë.

Jo pak e rëndësishme është edhe reformimi i administratës, një ndër kartat kryesore edhe të Kryeministrit Rama gjatë fushatës elektorale.

Kjo taktikë e re e komunikimit me qytetarët, u bë publike pak ditë më parë, dhe ka për qëllim evidentimin e problematikave, dhe shpalljen prioritet të disa prej atyre që janë më në masë shqetësuese

Komente