Drejtuesi i Juventusit fyen sistemin VAR, federata e dënon

Ky është dënimi i parë i shkaktuar nga sistemi i ri i Var-it, i shoqëruar me shumë polemika.

Drejtuesi i parë në futbollin italian që skualifikohet me motivacionin e deklaratave të rënda fyese ndaj sistemit, është pikërisht Fabio Paratici. Sinotnia mes Juventusit dhe sistemit Var nuk ishte optimale që në fillim dhe tashmë falë risisë “Video assistant referee” është pikërisht Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit që dënohet për reagimin e tij të pas ndeshjes me Atalantën në Bargamo.

Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea e ka ndëshkuar Paraticin, sepse në përfundim të ndeshjes në tunelin që të con drejt dhomave të zhveshjes ai ka fyer dhe share shumë rëndë sistemin e ri. Dënimi i tij konsiston në ndalimin e kryerjes së cdo lloj aktiviteti që lidhet dhe përfaqëson shoqërinë bardh e zi deri në datën 15 tetor 2017, si dhe në një gjobë prej 20 mijë eurosh. Falë pauzës në kampionat Patucit i takon të mos shkelë në dhomat e zhveshjes dhe në fushë vetëm për takimin ndaj Lazios në datë 14 tetor.

Asnjë reagim ndërkohë nga klubi juventin, për dënimin që duket mjaft i lehtë por i bujshëm duke qënë se shton polemikat për sistemin Var.

Komente