Pavarësisht se dje ishte një seancë e lodhshme dhe e gjatë, në Kuvend pati edhe momente të qeshurash.

Në momentin kur deputeti i ri i PD-së për qarkun e Vlorës, Agron Shehaj foli në foltore të Kuvendit, deputetët socialist ia plasën së qeshures.

Deputeti Shehaj duke u vënë në siklet, e ka ndërprerë disa herë fjalën.

‘Një duartrokitje për ju, atë që deshët e arritët. Jeni bërë specialista. E kuptoj që doni të më vini përpara se jam deputet i ri, por unë do vazhdoj”, u shpreh deputeti Shehaj.

Më pas fjalën e ka marrë deputetja socialiste Ermonela Felaj, e cila ka ironizuar situatën.

“Pak më parë ne qeshëm, jo pa të keq, por imagjinoni pak se çfarë mund të kenë bërë Jozefina, Majlinda dhe Astriti. Do kenë qenë duke shkulur flokët”, tha Felaj.

Komente