Kapiteni i Juventusit ishte shumë i emocionuar në deklaratën pas ndeshjes, si mund ta shihni dhe në video, teksa mundohet që të mbaj veten.

“Ishte një zhgënjim i madh. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë duke vendosur në vështirësi Realin, por vrapuam shumë. Më pas gjërat nuk shkuan mirë dhe episodet na ndëshkuan dhe për këtë më vjen shumë keq. Në pjesën e dytë Reali tregoi vlerat e tij duke e merituar plotësisht fitoren”, u shpreh Buffon pas ndeshjes.

Komente