Tjetër pushues mbytet në plazhet e Shqipërisë

Një tjetër pushues mbytet në plazhet shqiptare. I riu nga Kosova kishte mbërritur në Velipojë te shkodrës për pushime. Sot ai ka humbur jetën pasi kishte hyrë në det të shpëtonte gruan, por nuk ia doli vetë.
Informacion Paraprak nga Policia:

Më datë 20.07.2017, rreth orës 16:15, në Plazh Velipoj, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë shtetasi F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se shtetasi F. H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

Komente