Superndeshje Mayweather fiton duelin e shekullit

Nuk ka surpriza me Floyd Mayweather. Dueli i shekullit, koktejli komercial apo cirku (secili ka opinionin e tij) përfundoi në Las Vegas me fitoren e boksierit veteran, i cili në raundin e dhjetë mbylli takimin ndaj ekspertit të arteve marciale mikse (MMA), Conor McGregor.
Gjyqtari Robert Byrd u detyrua të ndalonte sfidën kur pa se McGregor e kishte të vështirë të qëndronte në këmbë. Një “knockout” teknik vulosi një spektakël sportiv që i përmbushi pritshmëritë.

McGregor, debutues në boks, në fund të ndeshjes mori komplimentet e amerikanit, i cili i tha: “E marrtë dreqi, je një luftëtar i paparë!”

Tre raundet e parë shkuan për superkampionin e UFC-së, ndërsa nga raundi i katërt e më tej, Mayweather përfitoi nga lodhja e irlandezit për të marrë në dorë ndeshjen.

Në këtë mënyrë, Floyd Mayweather shkon në shtëpi me 100 milionë dollarë dhe me një bilanc 50-0 me të cilin kalon legjendën Rocky Marciano. Ndërsa McGregor merr 30 milionë dollarë, por të dy do të marrin shumë më shumë kur të mbyllen te gjitha llogarite

Komente