Pse e mohon dhunën e pësuar Xhisiela Maloku?

Xhisiela Maloku ka hedhur poshtë të gjitha të dhënat e publikuara në media në lidhje me dhunimin e saj nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja. Maloku ka kundërshtuar dhe përgenjështruar çdo informacion të shprehur nga gazetarët e pranishëm në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan.

Një nga gazetarët, Klodiana Lala, deklaroi se Xhisiela Maloku duhet të merret në mbrojtje, pasi është nën presion. Si dhe deklaroi se ka nevojë për një trajtim psikik, pasi ka dalë nga një traumë tepër e rëndë. Nga ana tjetër, Xhisiela e ka mohuar një fakt të tillë, duke i shprehur asaj se ajo çfarë tha nuk është e vërtetë.

Maloku ka kundërshtuar edhe pyetjet e gazetarëve të tjerë, duke i shpallur si informacine të pabaza dhe jo të vërteta.

Më poshtë vijon debati i Xhisiela Malokut me gazetarët:

Klodiana Lala: Ju keni dalë nga një hotel dhe ke dalë me trauma. Ndërsa ke shkuar tek mjekësia ligjore. Ke telefonata pafund, ke një përgjim ambiental. Ti sot duhet të marrësh kurajon ta denoncosh dhunën. Unë uroj të jetë kështu siç thoni ju, por nuk dua që të ketë gra të dhunuara. Faktet deri tani flasin kundër jush.

Xhisiela Maloku: Unë dua të them diçka, tek ajo intervistë që është dhënë në Top Channel është e montuar. Ata kanë dhënë kontekstin që kanë dashur të japin.

Klodiana Lala: Unë e kam shumë të vështirë ta besoj gjithë këtë deklaratë që dha sot Xhisiela Maloku. Pasi shoh shumë detaje në dosjen e Prokurorisë dhe të verifikuara zyrtarisht.

Xhisiela Maloku: Unë dua të them diçka dhe dua të largohem. Unë këtë e dhashë me vullnetin tim të plotë. Ndërsa, kjo është intervista ime e fundit.

Mentor Kikia: Kush e ka shoqëruar Xhisiela Malokun gjatë ditës së sotme në dy intervistat e realizuara.

Xhisiela Maloku: Kam ardhur me taksi.

Mentor Kikia: Dëshmitë e mia më thonë se ju nuk keni ardhur me taksi por e shoqëruar me një makinë.

Xhisiela Maloku: Mund t’a verifikoni.

Blendi Fevziu: Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha është shprehur se keni shkuar me një makinë shoqëruese.

Xhisiela Maloku: Çfarë problemi është ky? Unë nuk dua të bëj publik jetën e gjithë njerëzve që janë rreth meje. Unë kam plot njerëz që më ndjekin nga pas.

Unë dua të them diçka dhe dua të largohem.

Kjo është intervista ime që e dhashë me vullnet të plotë dhe pa kërcënimin e askujt.

Komente