Meta anullon zgjedhjet, lajmi bën bujë nëpër botë

Presidenti Ilir Meta shfuqizoi pasditen e sotme dekretin për datën e zgjedhjeve 30 qershor 2019.

Përmes një deklarate për shtyp presidenti Meta rendit 5 arsyet pse vendosi të ndërmarrë vendimin ndërsa informon se më 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Vendimi i kreut të shtetit në Shqipëri nuk po bën bujë vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat më të njohura ndërkombëtare.

Media si “New York Times”, “Washington Post”, “Abc”, “AP” etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta.

Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim kërkon shmangjen e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.

Komente