Kaos në aeroportin e Stambollit, me dhjetra avionë në ajër, në pritje për tu ulur

Prej disa orësh tafiku ajror në aeroportin Ataturk të Stambollit ndodhet në kaos.

Dhjetra avionë presin në ajër për t’u ulur, ndërkohë që autoritet e aeroportit kanë bërë një verifikim të sistemit të kontrollit të fluturimeve, shkrua Hurriyet.

Qielli i Stambollit është mbushur me avionë që bëjnë xhiro në ajër deri në marrjen e konfirmimit nga kulla për t’u ulur.

“Për 10 minuta duhet të ulemi”., citohet të ketë thënë njëri prej dhjetra pilotëve që janë në qiell tashmë duke tërhequr vëmendjen për situatën e krijuar.

E njëjta situatë paraqitet edhe në tokë ku radha e avionëve që presin për t’u ngritur ka shkuar deri në 20 të tillë.

Në foton e mësipërme duken nga flightradar avionët e drejtuar për tek ky aeroport

Komente