Haradinaj drejt kryeministrise, mendon per koalicion

Kandidati për kryeministër nga koalicioni mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, Ramush Haradinaj, thotë se rezultati i këtyre zgjedhjeve prodhoi një situatë të re politike në Kosovë, megjithëse shprehu bindjen se ai do të jetë në gjendje që të krijojë qeverinë e re me mbështetjen e forcave të tjera politike shqiptare.
“Unë po punoj për të formuar qeverinë. Qeveria Haradinaj do të ketë përkrahjen edhe të deputetëve të tjerë shqiptarë. Koalicioni me parti të tjerë është i mundur. Nuk kemi bërë ende konsulta, por është i mundur”, deklaroi ai. “Është krejtësisht rrethanë e re politike në vend; edhe vetë grupimet janë risi, pra edhe koalicioni ynë ishte një risi. Skena politike ka pësuar ndryshim të madh. Kemi fituar zgjedhjet, jemi rreth 10 për qind përpara nga vendi i dytë, por Vetëvendosje ka një rritje, ama ka një rënie të LDK-së. Ky është realiteti”.

Haradinaj shton se në rang vendi koalicioni i tyre ka pësuar rritje. Ai tha se koalicioni është solid, ndërsa vetë synon që t’i japë Kosovës një qeverisje që e quajti “të veprimeve”. 

Komente