Futbollistët harrojnë pasaportat Dortmundi bllokohet ne aeroport

Dicka e çuditshme por dhe banale i ka ndodhur ekipit gjerman në prag të ndeshjes në Champions league.

Pa pasaportë nuk ka udhëtim me avion, edhe nëse je një skuadër e rëndësishme futbolli.

Borussia Dortmund është detyruar që të zbarkojë me vonesë në Londër, ku sonte në mbrëmje do të përballet me Tottenham për fazën e 1/8.

Arsyeja është banale dhe ka të bëjë me dy futbollistë, Sancho dhe Diallo, të cilët kishin harruar pasaportat në shtëpi.

Ekipi mbeti i bllokuar në aeroport për aq kohë sa iu desh të dy lojtarëve për t’u kthyer në banesë dhe për të marrë mjetin e identifikimit.

Komente