Parashikimi i motit në ditët në vazhdim

Moti për ditën e sotme, e mërkura vijon të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Në mesditë fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Vonë pasdite pritet përmirësim gradual i motit në vend, parashikon Meteoalb.

E enjtja: Paradite kthjellime e vranësira kalimtare, por pasditja shton vranësirat në territor duke sjellë shira të dobët, ndërsa në zonat malore reshje mesatare.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë mëngjesin e së mërkurës. Më e ndjeshme rënia në mesditë kur pritet maksimalisht 25°C.

E enjtja ruan vlera konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita, kryesisht në zonat Veriperëndimore.

Komente