Interi debuton me fitore, Barcelona mund PSV Messi shënon het-trik

Ndeshja mes Interit dhe Tottenhamit filloi me të dy skuadrat që analizonin njëra tjetrën në minutat e para.

Rastin e parë e kishin anglezët që rrezikuan portën me Cristian Eriksenin nga goditja e dënimit, por Samir Handanovic ishte në vend.

Interi u kundërpërgjigj me një harkim të bukur të Brozovic, por që edhe pse ishte rrezik, nuk gjuajti askush nga sulmuesit.

Harry Kane kishte rastin më të mirë në pjesën e parë, kur kaloi Handanovicin, por në gjuajti, duke e quar dëm një rast të mirë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë Interit e nisi furishëm duke diktuar tempon.

Politano gjuajti bukur në minutën e 47-të, ku topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Anglezët e gjetën Interin e papërgatitur në mbrojtje, kur Eriksen fillimisht gjuan bukur, por Handanovic mbron, ndërsa në topin e kthyer edhe me një devijim shënon për 1-0.

Pas pësimit të golit Interi u hodh në sulm për ta barazuar rezultatin.

Në minutën e 63-të ishte Lamela që kishte rast shumë të mirë, por që goditi Handanovinin në trup.

Interi provonte, por pa sukses.

U desh të pritet minuta e 86-të, ku pas një aksioni të bukur Interi barazoi rezultatin.

Asamoha harkoi bukur në afërsi të zonës, ku Icardi me një super goditje shënoi për 1-1.

Interit pas golit të barazimit filloi të besonte edhe në fitore, ku edhe e mori në fund.

Ishte Vecino që shënoi në kohën shtesë me kokë, pas një rrëmuje në zonë.

Interi i merr pikët e para, ndërsa Tottenham duhet të provojë në ndeshjet e radhës.

Ndersa Barcelona ka arritur të shënojë fitore në përballje me PSV me rezultat 4-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

Ashtu siç ishte pritur katalunasit nga minuta e parë e nisën në sulm duke e kërkuar golin.

Por për të ardhur te goli i parë u desh të pritet minutash e 32-të.

Kush tjetër përpos Lionel Messit. Argjentinasi arriti të shënojë gol të bukur nga goditja e dënimit.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona e rriti ritmin, dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera.

Dembele mori një top nga mesi i fushës, avancoi përpara dhe me një goditje të bukur nga 20 metra shënoi për 2-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tetë.

Lionel Messi shënoi golin e dytë personal, pas një aksioni shumë të bukur.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi i treti, ku Messi e kompletoi het-trikun pak minuta pa u mbyllur loja.

Barcelona merr tri pikët e para në grup, ndërsa PSV duhet t’i kërkojë pikët në ndeshjet e radhës.

Komente