Armand Duka kandidat për në UEFA

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm për Anëtar të komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ja postimi i plotë:
“Miqtë e mi! Do të jem një nga kandidatët për Anëtar të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Shpresoj që në Kongresin e 43-të që do të mbahet në Romë në 7 shkurt 2019, të ketë sa më shumë federata mbështetëse. Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”

Komente