Akuza të forta kundër Shakohoxhës: Ke shitur bileta duke përfituar

Jurisiti i njohur Fation Shehu dhe komentatori Dritan Shakohoxha, janë ftuar në emisionin “Zone e Lire”, ku folën për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së.

Gjatë debatit Shehu e akuzoi komentatorin Shakohoxha si një njeri që ka perfituar bileta falas nga Armand Duka.

“Ti je shok i Dukës, ti ke përfituar nga Federata, bileta falas etj. Ke shitur biletat e Federatës. Edhe mos më thuaj mua zemra, ji më burrëror”, tha Shehu.

Ndersa, Shakohoxha i befasuar u pergjigj:

“Ore çfarë thua, çfarë i ke këto, se turp kush të dëgjon. Ç’i ke këto akuza ndaj meje? Ti s’ke punë me mua. Këto që thua nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Shakohoxha, duke qëndruar gjatë gjithë emisionit i habitur.

Komente