Përfundon pa gola ndeshja më e rëndësishme e Seria A (video)

Napoli dhe Inter nuk arritën më shumë se një barazim në sfiden midis tyre e cila ishte takimi i nëntë në Seria A.
Ekipi napoletan e nisi vrullshëm takimin, duke vene disa herë në vështirësi Interin, por asnjëherë nuk rrezikoi seriozisht portën e Handanovic.

Shansi i parë i rrezikshëm në takim erdhi në minutën e 20-të pas një aksioni të filluar nga Elseid Hysaj, i cili pasoi bukur në zonë për Jose Calleon, por Samir Handanovic priti bukur. Nga topi i kthyer gjuajti edhe Dries Mertens, por portieri slloven nuk u befasua.

Në minutën e 39-të erdhi dhe gjuajta e parë e Interit në portën kundërshtare dhe normalisht nga Mauro Icardi, i cili në këtë minutë preku topin për herë të parë në portën kundërshtare.

Zikaltrit të zgjuar nga gjumi rrezikuan në minutat e fundit të pjesës së parë edhe me Borja Valleron, por Pepe Reina nuk lejoi që rezultati të ndryshojë dhe me barazim pa gola skuadrat shkuan në pushim.

I njëjti skenar ishte edhe në pjesën e dytë, minutat e parë u dominuan nga vendasit dhe në fund mysafirët shfaqën shenja jete.

Napolitanët të cilët vazhdimisht mbanin topin rrezikuan seriozisht në minutën e 83-të me një gjuajte të fortë nga distanca me anë të Piotr Zielinski , por Handanovic bëri një tjetër pritje.

Mertens rrezikoi në minutën e 90-të, por Handanovic edhe njëherë tregoi se është një nga portierët më të mirë jo vetëm në Serie A, por edhe Evropë.

Pas këtij barazimi Napoli vazhdon në vendin e parë me 25 pikë, ashtu dhe Interi në të dytin me 23 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Elseid Hysajt që luajti gjatë gjithë takimit është ndaj Genoas, kurse zikaltir presin Sampdorian.

Komente