Panucci e priti 3 orë por Xhaka nuk e takoi? Ja si qëndron e vërteta

U përfol shumë në ditët e fundit për takimin Panucci-Xhaka i cili mendohej se nuk ishte kryer.

Ditë më parë trajneri i Shqiperise Cristian Panucci u paraqit në Basel për të ndjekur nga afer Taulant Xhakën dhe për ta ftuar në Kombëtare. Trajneri u bind per lotjarin dhe vendosi ta risjellë sërish në ekip. Por sëfundmi gazetat shkruan se Panucci e priti Xhaken per rreth 3 ore ne Basel dhe lojtari nuk iu paraqit në takim.

Pas reagimit të vetë lojtarit, qe kjo gjë nuk ishte e vertete, reagon edhe FSHF, duke thënë se kjo gje do të sqarohet në konferencen e parë për shtyp në daten 28 Gusht, kur ekipi kombetar te mblidhet per ndeshjet e boterorit.

Komente