Maurizio Sarri trajneri ardhshem i Milanit

Sipas gazetës italiane, Tuttosport, Milan e sheh Gennaro Gattuson si vetëm një zgjidhje e përkohshme pas shkarkimit të Vincenzo Montellas. Kuqezinjtë dëshirojnë të nisin një epokë të re me trajnerin aktual të Napolit, Maurizio Sarrin.

Tuttosport sugjeron se Milani mund t’i ofrojë atij një marrëveshje me vlerë 3.5 milionë euro për sezon, rreth dyfishi i pagës së tij aktuale.

Ky opsion duket si i vështirë në pamje të parë pasi tekniku është i lidhur ngusht me Napolin.

Komente