Manchester United fitues i Europa League

Manchester United eshtë fitues i Europa League duke mundur në finale Ajaksin me rezultatin përfundimtar 2-0.

Ekipi i Mourihnos nuk e pati të vështirë t’u shënoj të rinjve të Ajaksit, duke fituar një trofe që nuk e kishte fituar asnjëherë në historinë e tij.
Automatikisht Manchester nga sezoni i ardhshem kualifikohet për në Champions League.

Golin e epërsisë në takim e shënoi Paul Pogba në minutën e 18-të, e gjitha kjo pasi gjuajta e tij prej jashtë zone u devijua.

Pas disa minutash rrezikoi edhe Antonio Valencia, por rrjeta e Andre Onanas nuk u tund dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Djajtë e Kuq e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 48-të shënoi Henrikh Mkhitaryan pas një topi të kthyer nga Chris Smalling.

Ajaxi provoi në vazhdim, por Man Utd u vendos mirë në mbrojte dhe nuk lejoi që epërsia e tyre të ngushtohet.

Finalja e Stokholmit do të mbahet mend për shumë vite nga tifozët e Unitedit pasi fal saj ata në sezonin e ri do të jenë pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Komente