Kombëtarja niset drejt Maqedonisë nën masa të rrepta sigurie

Nga Elbasani kuqezinjte  jane nisur drejt Shkupit, duke kaluar nëpër të gjitha trojet shqiptare, në Maqedoni. Nga Struga dhe Kërçova, për të vazghduar me Gostivarin dhe Tetovën. Një udhëtim historik mes shqiptarëve të Iliridës, përpara trasfertës së 5 Shtatorit në Shtrumica.
Kombëtarja ka lënë rezidencën në Elbasan dhe është nisur drejt shkupit, në një autokolonë me forca policie, por edhe një furgon me forca të security që do ta shoqërojnë skuadrën si në rezidencën në Shkup, ashtu edhe në Strumica.

Prej rrugës relativisht të gjatë, trajneri Panuçi vendosi që skuadra të qëndrojë pushim dhe të rikuperohet në Shkup, ndërsa prej mëngjesit të së hënës Kombëtarja do të transferohet në Shtrumica.

Skuadra do të akomodohet në Shkup, raporton SuperSport. Do të pushojë sot dhe mëngjesin e së hënës do të udhëtojë drejt Strumicas. Parashikohet një udhëtim i gjatë, ky ekipi do të shoqërohet gjatë gjithë kohës nga forcat e policisë, fillimisht deri në pikën kufitare dhe më pas nga forcat maqedonase deri në Shkup. Gjithçka është e qetë, gjithçka është normale.

Komente