Ja si e komenton fitoren e Kombëtares De Biasi

Në pankinën e Shqipërisë në suksesin ndaj Lihtenshtejnit ishte një trajner i ri, Christian Panucci, por Gianni De Biassi nuk mund të mungonte në këtë ndeshje dhe e ndoqi atë nga tribuna e “Elbasan Arenës”.
Ish-trajneri i Kombëtares sonë ishte i parë që komentoi suksesin e parë të Panucci-t. De Biasi me humor tha se Shqipëria mund të kishte shënuar me lehtësi edhe golin e tretë, pasi më herët kishte parashikuar rezultatin 3-0 në favor të kombëtares sonë.

I pyetur se si u ndje teksa e ndoqi ndeshjen nga tribuna, De Biasi u shpreh se për të ishte një ndjesi krejtësisht tjetër. 

Gianni De Biassi u pyet edhe nëse i kishte dhënë këshilla Panuccit para ndeshjes. Ai tha se nuk e ka bërë diçka të tillë, ndërs me shaka u shpreh se i kishte thënë të fitonte të gjitha ndeshjet. 

Komente