Rama fut në sherr Greqinë me Turqinë

Mesdheu është në kulmin e përplasjeve të shteteve për hapësirat detare, ku spikat ajo mes Greqisë, Qipros dhe Turqisë, e cila mund të sjellë edhe një konflikt të armatosur mes vendeve.

Pjesë e kësaj përplasjeve duket se do të bëhet edhe Shqipëria, për të cilën grekët kanë plan që t’a përdorin edhe si një gurë shahu kundër Turqisë për konfliktin e tyre për zonat e gazit në Mesdhe.

Mediat greke raportojnë se qeveria e Tsiprasit është e interesuar që të përmbyllë sa më parë marrëveshjen e ujërave me Shqipërinë, e cila sipas Kotziasit pranon zgjerimin e ujërave territoriale helene me 12 milje, shkruan Albeu.com.

Marrëveshja pritet të mbyllet për Pashkë, kur edhe Tsipras do të vijë në Tiranë. /albeu/

Komente