Napoli nuk ka ndërmënd ta lëshojë vëndin e parë

Napoli ka arritur te marre fitoren e radhes ne kampionat, kesaj here kunder Spalit me rezultat minimal 1-0, por qe jane 3 pike te arta per rrugen drejt titullit.

Napoli e nisi lojen me nje ritem te larte, duke shenuar qe ne minuten e 6 te pjeses se pare me Allan. Pavaresisht golit te shpejte, pjesa tjeter e lojes nuk do te sillte gola te tjere, pervec nje goli te anuluar nga sistemi VAR per pozicion jashte loje te Hamsik.

Me kete rezultat Napoli ringjitet ne krye dhe qendron e vetme me nje pike me shume se Juventus i vendit te dyte. /Albtimes

Komente