Përballja emocionuese mes Interit dhe Milanit këtë të dielë ka regjistruar shitjen e 80 mijë e 18 biletave për sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, e që premton një atmosferë elektrizuese.
Plot 4.6 milionë Euro fitim ka ardhur nga interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve për të qenë prezent në shkallët e impiantit milanez, ndërsa dhe grupimet përkatëse kanë premtuar koreografi unike. 7 javët e para të Serisë A kanë patur një mesatare prej 23 mijë e 730 tifozësh në çdo ndeshje, një shtim domethënës krahasuar me 3 sezonet e fundit. Por duket se përballja Inter-Milan do ta ngrejë disi nivelin e shikuesve në futbollin italian.
4 javët e fundit kanë shënuar rritje krahasim me startin e Serisë A dhe duket se në “Apenine” është rikthyer dëshira e njerëzve për një fundjavë feste në futboll. Të ardhurat e klubeve varen kryesisht nga sponsorët dhe të drejta televizive, por një çek 4.6 muilionë Euro si ky derbit të Milanos, është një luks edhe për ekipet më të mëdha europiane.