Bosi i mafies Italiane pranë vdekjes

Toto Riina, bosi i mafies italiane Cosa Nostra është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është goditur nga një sëmundje e rëndë dhe neoplazma e veshkave nuk e lejon atë as për t’u ulur. Nisur nga kjo, Gjykata e Lartë ka deklaruar se ai ka të drejtë të ketë një vdekje dinjitoze.

E drejta për të vdekur denjësisht duhet t’i sigurohet çdo të burgosur, ka deklaruar Gjykata e Lartë në Itali duke iu referuar një prej emrave shumë të njohur të mafies, Toto Riina.

Toto Riina është 86 vjeç, ndaj gjykatësit pa cenuar “dosjen penale” duhet të verifikojnë nëse bosi i Cosa Nostras mund të konsiderohet i rrezikshëm nisur nga mosha e tij, dhe kushtet e rënda shëndetësore.

Në bazë të këtyre indikacioneve, gjykata përgjegjëse e Bolognas do të vendosë mbi kërkesën për shtyrjen e dënimit deri më tani e refuzuar gjithmonë.

Gjyqtari duhet kështu të verifikojë dhe arsyetojë “nëse gjendja e burgut mund të sjellë një dhimbje dhe shtypje të intensitetit të tillë”, që mund të shkojë përtej “zbatimit legjitim të një dënimi”.

Aktualisht gjendja neurologjike e Riinas është shumë e rënduar. Bosi mbi tetëdhjetë vjeç është goditur nga një tumor i dyfishtë i veshkave që e pengon atë të qëndrojë ulur dhe që e çon në sëmundje të rëndë të zemrës dhe aktivitet kardiovaskulare të rrezikshme dhe të paparashikueshme.

Komente