AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

by SHT Media
01/01/2026
in Botë
6
0
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një sulmi të kohëve të fundit me dron në Rusinë veriore, sipas zyrtarëve amerikanë. Ky vlerësim i CIA-s bie drejtpërdrejt ndesh me një pretendim që vetë Putin thuhet se ia ka përcjellë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë një telefonate.

Sipas burimeve të cituara nga CNN, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e informoi Trump të mërkurën se nuk ekzistojnë prova që të konfirmojnë se ka pasur një sulm ndaj rezidencës presidenciale apo se ajo është shënjestruar nga Ukraina. Ky vlerësim kundërshton akuzat publike të Moskës, të cilat ia atribuuan incidentin Kievit. Pretendimi u bë publik pasi Trump u tha gazetarëve se Putin i kishte komunikuar personalisht se Ukraina kishte tentuar të sulmonte rezidencën e tij. Në atë kohë, presidenti amerikan u shpreh i shqetësuar, duke deklaruar se informacioni e kishte zemëruar, edhe pse Kievi e mohoi kategorikisht akuzën. “Nuk më pëlqen. Nuk është mirë”, kishte deklaruar Trump, duke shtuar se ishte “shumë i zemëruar” kur e dëgjoi pretendimin, megjithëse pranoi se ishte e mundur që ai të ishte i pabazuar. “Presidenti Putin më tha këtë mëngjes se kjo ndodhi”, -tha ai.

Pas informimit nga shefi i CIA-s, Trump duket se adoptoi një qëndrim më të kujdesshëm. Të mërkurën, ai shpërndau në platformën Truth Social një artikull opinioni të New York Post me titull “Blefi i ‘sulmit’ të Putinit tregon se Rusia është ajo që pengon paqen”. Artikulli theksonte se nuk ka prova që sulmi të ketë ndodhur dhe e përshkruante reagimin e Putinit si hipokritik, duke kujtuar gjithashtu mohimin e prerë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe pranimin e Kremlinit se nuk mund të ofrojë prova.

Zbulimi i vlerësimit amerikan, i raportuar fillimisht nga Wall Street Journal, vjen në një moment kontaktesh intensive diplomatike të udhëhequra nga Trump dhe të dërguarit e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pretendimi i Putinit u bë publik një ditë pas takimit Trump–Zelensky në Mar-a-Lago, ku presidenti amerikan kishte shprehur optimizëm të kujdesshëm për përparim drejt një marrëveshjeje paqeje. Disa zyrtarë evropianë besojnë se sulmi i supozuar mund të ketë qenë një përpjekje e Kremlinit për të minuar nismat e paqes pa hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me Trumpin. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e përshkroi pretendimin si një “shpërqendrim të qëllimshëm”. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se gjithsej 91 dronë u nisën nga Ukraina drejt rezidencës së Putinit pranë Valdait, në rajonin e Novgorodit. Sipas Moskës, më shumë se gjysma e tyre u rrëzuan qindra kilometra larg objektivit, ndërsa pjesa tjetër u neutralizua mbi rajonin e Novgorodit në orët e para të mëngjesit. Ministria publikoi edhe një hartë që paraqet kursin e supozuar të dronëve, por pa ofruar të dhëna të pavarura të verifikueshme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Dosja Sherbimit Sekret: Si i hapte dyert e Portit të Durrësit Liburn Aliu, me urdhër të Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.