AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

by Alb Times
29/09/2026
in Kronikë, Kryesore
17
0
Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026
17
SHARES
855
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eduard Halimi

Ka një fjalë që tërheq vëmendjen në dokumentin e bërë publik në media lidhur me ngjarjen më të bujshme të javës së kaluar. SPAK gjeti gjurmët e komunikimeve të shërbimit sekret në funksionin BIOME të një celulari, ç’ka çoi më pas në arrestimin e kreut të shërbimeve sekrete.

Po si mundi SPAK të gjente komunikimet në Signal dhe vetë sekretet e shërbimit sekret?

Le të biem dakord për një gjë: edhe komunikimet më të forta të enkriptuara nuk janë domosdoshmërisht pa gjurmë pasi shpesh nuk thyhet enkriptimi; gjendet gjurma që komunikimi ka lënë në pajisje.

Kur BBM humbi sigurinë dhe rëndësinë që kishte dikur, rreth 10 vjet më parë, u shfaqën SkyECC, EncroChat etj., për të cilat kam folur edhe më parë. Dihet tashmë edhe se Telegram ka ndryshuar politikën e bashkëpunimit me autoritetet.

Diplomatët, zyrtarët, politikanët, gazetarët, avokatët, biznesmenët dhe shërbimet inteligjente përdorin aplikacione të enkriptuara pikërisht sepse kërkojnë konfidencialitet.

Por siguria e një komunikimi nuk varet vetëm nga aplikacioni. Varet nga i gjithë zinxhiri: aplikacioni → sistemi operativ → pajisja → notifications → backups → metadata → akses fizik → ekspertiza shkencore.

Mund të kesh një kasafortë informacioni pothuajse të pathyeshme, është e vërtetë. Por, nëse pasi e hap kasafortën lë një kopje të dokumentit mbi tavolinë, problemi nuk është më kasaforta; je ti që ke lënë një dokument jashtë. Por rasti ynë ia kalon edhe fiction të shumë ngjarjeve. Madje, edhe nëse do të kalonte në Netflix, nuk do të kishte nevojë t’i shtoheshin elemente fiction, sepse vetëm do ta dobësonin.

Por sa të sigurta janë komunikimet e enkriptuara dhe çfarë mund të gjejë ekspertiza shkencore në telefonin tonë? Signal konsiderohet një nga platformat më të sigurta të komunikimit. Mesazhet dhe telefonatat mbrohen me end-to-end encryption: përmbajtja enkriptohet në telefonin e dërguesit dhe dekriptohet vetëm në pajisjen e marrësit. Vetë Signal deklaron se nuk disponon në serverët e tij mesazhet, telefonatat, listën e kontakteve apo call logs që t’ua dorëzojë autoriteteve.

Atëherë, si arriti SPAK të gjente gjurmë të mesazheve Signal që supozohej se kishin “disappeared”?

Përgjigjja është shumë më interesante se ideja e “thyerjes” së Signal-it. Është te paragrafi i fundit i asaj që kanë publikuar mediat: “Në lidhje me komunikimet… të ruajtura në funksionin BIOME, u gjetën 508 forma komunikimi… video calls, sms…”  Meqenëse çështja ishte interesante dhe shumë teknike, pyeta një nga ekspertët e IT-së se çfarë ishte BIOME.

BIOME është një memorie që përdoruesi ( ne) nuk e sheh.

BIOME nuk është një funksion i Signal dhe as një file ku përdoruesi zgjedh të ruajë bisedat.

Është pjesë e arkitekturës së brendshme të iOS, ku sistemi mund të regjistrojë të dhëna dhe gjurmë të ndryshme mbi aktivitetin dhe ndërveprimet e pajisjes. Për përdoruesin ato mund të jenë të padukshme. Me sa duket, kanë qenë të padukshme edhe për shërbimin sekret. Çudia është: si nuk e dinte këtë shërbimi sekret!?

Për një ekspert të policisë shkencore kjo është e rëndësishme. Eksperti i SPAK, siç duket, i ka gjetur këto gjurmë. Kjo nuk do të thotë se BIOME përmban automatikisht tekstin e çdo bisede Signal.

Eksperti që pyeta më tha se ndoshta jo të gjitha 508 komunikimet mund të zbërthehen, por mund të gjenden gjurmët që tregojnë se një komunikim ose aktivitet ka ndodhur.

Nëse një akt ekspertimi thotë se në BIOME janë identifikuar qindra calls, voice calls, video calls, messages apo chat messages, kjo nuk duhet lexuar automatikisht sikur ekspertët disponojnë qindra biseda të plota. Ndoshta po, ndoshta jo. Kurioziteti është i madh, padyshim.

Çështja nëse BIOME ka vlerë provuese është tjetër dhe i përket debatit mes SPAK dhe avokatëve të mbrojtjes, sepse në një proces penal ky dallim është thelbësor. Interesant do të jetë edhe aplikimi i testit të këtij rasti pranë Gjykatës Kushtetuese, në dritën e vendimit të saj të fundit lidhur me telefonat dhe ekspertimin e tyre.

Të provosh se A ka komunikuar me B në orën 22:14 nuk është e njëjta gjë me të provosh çfarë i tha A personit B. Dhe mesazhet që kanë rrjedhur në media nuk janë as 10% e atyre 508 komunikimeve që citohen. Por kjo u përket avokatëve të të dyshuarve dhe jo spektatorëve, përfshirë mua. Qëllimi i kësaj analize nuk është të gjykojë natyrën apo fuqinë provuese të provës.

Si FBI “theu” Signal-in dhe krahasimi me rastin tonë

Në një gjykim federal në Texas, në prill 2026, një agjent i FBI-së dëshmoi se ekspertët kishin rikuperuar nga iPhone-i i një të pandehuri mesazhe hyrëse Signal, edhe pse Signal ishte fshirë nga telefoni dhe mesazhet ishin disappearing. Ato ishin gjetur në databazën e brendshme të notifications të iOS, jo duke thyer enkriptimin e Signal.

Kur një mesazh Signal mbërrinte në telefon dhe përmbajtja e tij shfaqej si notification, iOS mund të ruante një kopje të atij informacioni në databazën e vet të notifications. Për shkak të një problemi të iOS, disa notifications që duhej të fshiheshin mund të mbeteshin në pajisje. FBI i gjeti pikërisht aty.

A është e njëjta rrugë teknike që kanë ndjekur ekspertët e SPAK? Këtë nuk mund ta dimë pa parë ekspertimin. Por rasti amerikan tregon se informacioni që zhduket nga Signal mund të ketë lënë gjurmë diku tjetër në iOS.

Vetëm rreth dy javë më vonë,ne prill 2026 Apple publikoi iOS 26.4.2 dhe korrigjoi problemin që lejonte notifications të destinuara për fshirje të mbeteshin në pajisje.

Dhe këtu lind një pyetje interesante: çfarë versioni të iOS kishte telefoni në momentin kur u sekuestrua?

Historia e SPAK me shërbimin sekret dhe ajo e FBI-së me Signal na kujtojnë diçka që shpesh harrohet:

“Në epokën dixhitale, “encrypted” nuk do të thotë “pa gjurmë”. Një komunikim mund të jetë jashtëzakonisht i sigurt gjatë transmetimit dhe, megjithatë, të krijojë gjurmë në pajisjen ku mbërrin.

“Disappearing” nuk do të thotë domosdoshmërisht se çdo gjurmë që ka krijuar sistemi operativ është zhdukur në të njëjtën sekondë. Dhe ekspertët e SPAK nuk kanë gjithmonë nevojë të thyejnë derën kryesore. Ndonjëherë mjafton të kërkojnë se çfarë ka mbetur pas saj: gjurmën që mesazhi ka lënë në iPhone. Dhe ndoshta ky është sekreti më interesant i komunikimeve sekrete moderne:

Nuk mjafton të dish nëse mesazhi është i enkriptuar. Duhet të dish edhe çfarë mbetet pasi mesazhi është zhdukur.

SendShare7Tweet4

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.