Juristja Alesia Balliu ka akuzuar kryedemokratin Sali Berisha se ka marrë peng opozitën dhe se e ka çuar PD-në nga humbja në humbje.
Komentet Balliu i bëri në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se Berisha ka dëmkën e korrupsionit dhe sipas saj, ai nuk do të mundet kurrë që ta mposhtë kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.
Balliu nuk kurseu as sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokën, nga ‘sulmi’ i saj, të cilin e quajti një anadollak.
“Nëse ti nuk sulmon personin që ka marrë peng opozitën, të drejtën e gjithë shqiptarëve për të pasur garë, padyshim që po bëhesh bashkëpunëtori i tij. Unë s’mund të them që faj më shumë se Berisha, anadollaku Flamuri. Sepse anadollaku s’ka dijeni për dijen. Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje. Ka damkën e korrupsionit dhe është bashkëfajtor me Ramën. Gjatë kohës që ne bëjmë kauzat kundër regjimit, i biri i Sali Berishës merr tenderat dhe lejet e ndërtimit nga kjo qeveri. Tani unë s’mund të flas për shërbëtorët e Berishës dhe më vjen keq që ke ardhur të bësh avokatin e Berishës këtu. Nëse ti do të sulmosh demokratët e thjeshtë, unë këtu nuk të… Berisha është ai që merr vendimmarrjet. S’mundet kurrësesi një person që ka 3 akuza në SPAK që të mundë Ramën”, tha mes të tjerash Balliu.
Duke e akuzuar Berishën për lidhje me kartelet e drogës, Balliu tha se ai e mban me dhunë drejtimin e Partisë Demokratike. Sipas Balliut, nëse Berisha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, pushteti i kryeministrit Edi Rama nuk zgjat më shumë se një muaj.
“Nuk e mund dot Ramën anti-vlera më e madhe e Shqipërisë që është Sali Berisha. Ne kemi hallin që të vëmë në krye të shtetit shqiptar individë që duan të bëjnë shtet dhe jo të ruajnë pushtet si Rama me Berishën. Berisha e mban me dhunë, me pengmarrje dhe bëri përjashtime nga PD në dëshirën dhe vullnetin e tij të plotë, jo në respekt të statutit. Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen, Edi Rama bie brenda një muaji. Janë edhe kartelet që ruajnë interesat personale të Berishës. Sot e dëgjove dëshmitarin kryesor që tha se ka frikë të vijë në Shqipëri se kërcënohet nga Berisha”, shtoi Balliu.










