AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

by Alb Times
25/11/2026
in Opinion
6
0
Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Altin Ketro

Zonja Elisa Spiropali doli në konferencë shtypi nga ambientet e Kuvendit për të artikuluar tezat e saj mbi “hapjen e garës në PS pas 17 vitesh”, “demokracinë e brendshme” dhe për ta quajtur përjashtimin nga grupi parlamentar një “dekoratë”. E veshur me petkun e reformatores që po sakrifikohet për parime, ajo i drejtoi ultimatume kryeministrit dhe paralajmëroi se beteja e saj sapo ka nisur.

Por nëse i heqim retorikën e sotme të “dekoratës”, e vërteta del më e thjeshtë. Kjo kryengritje e vonuar parimore nisi vetëm në momentin kur zonja Spiropali u shkarkua si ministre për Punët e Jashtme. Pas shumë vitesh të mësuara në majat e pushtetit, ajo thjesht nuk po e kapërdin dot zbritjen nga karrigia.

Për të kuptuar se sa e rreme është kjo dramë “parimore”, mjafton ta vendosësh rrugëtimin e saj përballë atij të Taulant Ballës, njeriut që si kryetar i grupit, kërkoi votimin për përjashtimin e saj.

Taulant Balla ka më shumë se dy dekada në Partinë Socialiste. Aty ka kaluar kohë të vështira opozite, beteja të brendshme, fushata me fitore e humbje. Ka marrë përsipër sfida elektorale në Elbasan, ku në vitin 2021 fitoi mandatin falë votës preferenciale edhe pse ishte i teti në listë, po dhe në Fier, ku në zgjedhjet vendore të 2023-shit PS fitoi të gjashta bashkitë. Në zgjedhjet e vitit 2025, krahas kandidimit në Tiranë, iu besua edhe drejtimi i fushatës në diasporë, me një rezultat të shkëlqyer për partinë.

Megjithë këtë kontribut mbi 20-vjeçar në PS, Taulant Balla ka qenë vetëm një vit ministër i Brendshëm dhe një vit Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe sot nuk drejton asnjë ministri. Madje, pas kryeministrit Rama, ishte ndër objektivat kryesore të sulmeve online të të ashtuquajturve “revolucionarë të flamingove”, pikërisht sepse nuk u fsheh si struci në rërë. E megjithatë, nuk e pamë të qante nëpër studio, të shpikte kauza mbi demokracinë e munguar në parti apo të thërriste konferenca shtypi për t’i shpjeguar publikut se çfarë i kishte ndodhur jashtë ekzekutivit.

Ndoshta edhe fakti që është tifoz futbolli ka ndikuar në këtë qasje. Balla e njeh forcën e skuadrës, e di që nuk mund të jesh gjithmonë titullar dhe se trajneri nuk ka detyrimin të të mbajë në fushë vetëm sepse ke shënuar gola në ndeshjet e kaluara. Herë luan, herë ulesh në stol. Me rëndësi është që skuadra të fitojë.

Përkundër tij, zonja Spiropali pas vitit 2013 njohu vetëm ngjitje në poste të rëndësishme. Fillimisht si Drejtore e Përgjithshme e Doganave, ku nuk i munguan akuzat nga opozita si e përfshirë në korrupsion. Më pas tri herë deputete në listat e mbyllura, pa u testuar realisht në votë të hapur. Në total, dymbëdhjetë vjet deputete, gjashtë vjet ministre dhe rreth një vit në krye të Kuvendit, si numri dy i shtetit. Përgjatë gjithë kësaj kohe kur gëzonte ofiqet, modeli i qeverisjes dhe mungesa e garës në parti nuk i dukeshin aspak problematike.

Kur i vendos të dy rrugëtimet përballë, kontrasti bëhet i dukshëm. Një politikan si Balla, me më shumë se njëzet vjet në strukturat e PS-së, me peshë reale elektorale dhe vetëm dy vjet në poste ministrore, e pranon stolin pa e konsideruar fundin e botës. Ndërsa zonja Spiropali, pas gjashtë vitesh në qeveri dhe një viti në krye të Kuvendit, e ka të pamundur të zbresë një kat pa e shpallur veten viktimë dhe disidente.

Balla, si futbollist në shpirt, e di se nuk është e thënë të jesh gjithmonë në formacion, mjafton që skuadra të fitojë. Të tjerë si zonja Spiropali, duket se e kanë të pamundur ta ndajnë fanellën e partisë nga karrigia e ofiqarit. Dhe kur karrigia u ikën, e quajnë rënien “dekoratë”.

Megjithatë, duhet përshëndetur fakti që zonja Spiropali deklaron se dëshiron të qëndrojë në Partinë Socialiste. Por qëndrimi në PS nuk duhet të ketë si objektiv politik se si të mundësh një kryetar fitues zgjedhjesh. Nëse ka ambicie të ligjshme për drejtim, duhet të presë momentin kur ai të humbasë zgjedhjet dhe të largohet, ashtu siç edhe vetë e ka deklaruar.

Të qëndrosh në PS do të thotë që përtej mendimeve kritike, të cilat askush nuk ia ka mohuar t’i shprehë, luftën politike ta bësh me opozitën në terrenin elektoral. Tashmë jo më me statusin e të deleguarit politik, por si anëtare e thjeshtë që merr përsipër të korrë fitore në zonën ku banon. Përndryshe, nëse synimi i vërtetë është t’i vendosë shkopinj nën rrota objektivave elektorale të partisë ku thotë se bën pjesë, atëherë më mirë të dalë hapur në mejdanin politik. Të mos fshihet, ashtu siç u fsheh gjatë gjithë këtyre muajve kur u prodhua dhunë me shumicë për të rrëzuar qeverinë e po asaj partie ku zonja Spiropali pretendon se militon.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

25/11/2026

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

25/11/2026

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

25/11/2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

25/11/2026

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

25/11/2026

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

25/11/2026

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

25/11/2026

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

25/11/2026

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari

25/11/2026

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

25/11/2026

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

25/11/2026

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

25/11/2026

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

Kaja Kallas ngre alarmin për sigurinë në Mesdhe dhe luftën hibride: Asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet!

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje
  • As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.