AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

by Alb Times
28/09/2026
in Kronikë
7
0
Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)
7
SHARES
369
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Identifikohen të tjerë personazhe, të cilët kanë frekuentuar zyrën e Gys Agasit, disa nga të cilët shfaqen edhe në pamjet filmike që disponon SPAK-u. Sipas burimeve, në regjistrimet e gjata audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij, shfaqet edhe influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën lulsoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë.

Në verën e vitit 2025, një prokuror i SPAK, pjesë e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar dhe i vlerësuar për operacionet kundër grupeve kriminale, mësohet se është shfaqur me Gys Agasin në Palasë. Nuk dihet nëse i ka ofruar Agasit të dhëna hetimore, ndërsa ka dyshime se prokurori mund të jetë shantazhuar.

Në videot e Gysit mësohet se shfaqet edhe një gjyqtare e GJKKO, e cila duket se ka vendosur në siklet Altin Dumanin, prokurorin e çështjes. Gysin e ka takuar edhe gjyqtarja e famshme I. R.

Verën e vitit 2025, me Gys Agasin në Palasë është shfaqur edhe gazetari Elvi Fundo. Sipas burimeve, Agasi dhe Fundo janë filmuar nën një çadër, shumë miqësorë dhe duke konsumuar alkool, pas një fushate sulmesh mediatike të Fundos ndaj Agasit. Strukturat që i kanë monitoruar kanë dyshime se Fundo është mburrur tek Agasi për ndikimin e pretenduar të tij tek prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, shfaqet jo vetëm në videot e Gys Agasit, por është monitoruar edhe në restorante në periferi të Tiranës me Agasin. Përpos ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në videot e Agasit mësohet se shfaqet edhe ish ish-drejtoresha S. Q.

Të paktën 20 drejtoresha, ish drejtoresha dhe drejtorë të tjerë kanë hyrë në zyrën e Agasit në ish Bllok, zyrë e cila për disa kohë ka pasur fuqinë e paradhomës së kryeministrit. Në shfaqjen e shumicës së këtyre personazheve nuk ka asgjë të paligjshme.

Dy zonja të hijshme të PD-së, njëra ish deputete, shfaqen në videot e Agasit. Njëra prej tyre, e cila e kundron Berishën me aq ëmbëlsi, në një rast, është ndeshur me Çim Pekën në derën e zyrës Agasit, ajo duke hyrë dhe Peka duke dalë. Çim Peka mësohet se ka shërbyer si interlokutor mes Shkëlzen Berishës dhe Gys Agasit.

Ish drejtori i Policisë, Ilir Proda mësohet se raportonte sistematikisht para Gys Agasit. Me Agasin shfaqet edhe biznesmeni L. L., i cili kërkonte të zgjidhte hallin e bllokimit të një investimi në jug të vendit për shkak të pretendimeve mbi pronat. Ai gati se nuk humbi edhe atë që kishte arritur.

Më i zhgënjyeri nga bashkëpunimi me Gysin është Klod Allajbeu, i cili e akuzon se i tjetërsoi pronat në Hipotekë, duke i kaluar në emrin e tij. Nga planet ambicioze për biznes, Gysi dhe Klodi kaluan në kërcënime. Madje thuhet se Klodi i ka shpëtuar për një fije fatit të Gerond Meçes. Konflikti për pronësinë e EQUOS Resort vijon të jetë i hapur.

Gys Agasi u shndërrua në një Grigori Rasputin pranë pushtetit të Edi Ramës. Ndryshe nga Rasputin i cili pretendonte se kishte aftësi shëruese, duke i diktuar kështu Carit emërime të rëndësishme, Agasi kishte aftësi për të zgjidhur halle karriere, biznesi dhe në disa raste edhe zemre.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.