AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

by Alb Times
29/09/2026
in Kronikë
7
0
Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën
7
SHARES
365
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriela Nebiaj, ka ironizuar romancën e zjarrtë të Gys Agasit me ish kryeagjenten Vlora Hyseni, ‘love story’ që vijon të dominojë debatin publik. Nebiaj e ka krahasuar romancën SHISH-krim me ‘Dashurinë në kohërat e kolerës’ të shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez, duke i dhënë kësisoj një mesazh të koduar Gys Agasit, i konsideruar si Rasputini shqiptar.

Ndërkaq, dy zonja të PD-së, njëra që e kundron Doktorin me aq ëmbëlsi, besohet se dalin në videot e Gys Agasit. Gjyqtarja e GJKKO në videot e Gys Agasit dyshohet se është Irena Gjoka. Regjistrimet e gjata audio dhe video nga sistemi i përgjimit që Ergys Agasi kishte montuar vetë në zyrën e tij, duket se kanë krisur edhe të ashtuquajtën Çeta e Dibrës në SPAK. Sipas burimeve, një prokuror i sektorit të krimit të organiuar në SPAK, i perceptuar si një nga magjistratët më me integritet të sistemit, është takuar me Agasin.

Sipas gazetarit Elton Qyno, prokurori i çështjes Altin Dumani i ka kërkuar kolegut të tij të japë dëshmi se për çfarë e ka takuar dhe çfarë ka biseduar me Agasin, por ai ka refuzuar. Po sipas Qynos, Dumani e ka sfiduar, duke i dërguar fletëthirrje për të dhënë dëshmi si person në dijeni, lëvizje e cila duket se ka krijuar një klimë tensioni në strukturën që po godet si kurrë më parë krimin e organizuar dhe korrupsionin me kollare.

Ndërkaq, sipas burimeve, influenceret e Rizarta Hoxha, Dea Mishel dhe Efi Dhedhes, ndryshe nga se është përfolur në rrjetet sociale, nuk shfaqen në dosjen e SPAK për ‘Rasputinin’ e Tiranës. Nga ana tjetër, influencierja Hatixhe Brika (Hati), e njohur për jetën luksoze dhe të ardhura me burim të dyshimtë, ka mohuar që të ketë shkelur në zyrën e Agasit, duke sfiduar pretendimet që të paraqisin prova. Por, edhe nëse do të punlikoheshin prova, ka sërish një alibi që është ChatGPT.

Të paktën 20 drejtoresha, ish drejtoresha dhe drejtorë të tjerë kanë hyrë në zyrën e Agasit në ish Bllok, zyrë e cila për disa kohë ka pasur fuqinë e paradhomës së kryeministrit. Në shfaqjen e shumicës së këtyre personazheve nuk ka asgjë të paligjshme. Ka pretendime se disa politikaneve, Agasi u ka blerë makina të shtrenjta, përmes Mond Shahinit të Mektrin Motors, deklaruar me vlerë të ulët, duke paguar diferencën cash.

Tek Shanini mësohet se kanë blerë makina luksoze me kontrata të rreme dhe para të pista drejtorë, ish drejtorë, gjyqtarë, biznesmenë, trafikantë, ministra, ish ministra, gjyqtarë etj. Një hetim i thjeshtë i SPAK do të zbulonte një nga linjat më të frikshme të pastrimit të parave

Ndërkaq, lidhje të forta të Gys Agasit konsiderohen Vangjush Dako, Skënder Pashaj, Arkend Balla, Ilir Jashari, Ardian Bardhi, Orest Sota dhe sidomos Shkëlzen Berisha. Krahas komunikimeve intensive, si interlekuror mes Shkëlzenit dhe Gysit ka shpërbyer Çim Peka, gazetari pranë Familjes Berisha.

Verën e vitit 2025, me Gys Agasin në Palasë është shfaqur edhe gazetari Elvi Fundo. Sipas burimeve, Agasi dhe Fundo janë filmuar nën një çadër, shumë miqësorë dhe duke konsumuar alkool, pas një fushate sulmesh mediatike të Fundos ndaj Agasit. Strukturat që i kanë monitoruar kanë dyshime se Fundo është mburrur tek Agasi për ndikimin e pretenduar të tij tek prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, shfaqet jo vetëm në videot e Gys Agasit, por është monitoruar edhe në restorante në periferi të Tiranës me Agasin. Përpos ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në videot e Agasit mësohet se shfaqet edhe ish ish-drejtoresha S. Q.

Ish drejtori i Policisë, Ilir Proda mësohet se raportonte sistematikisht para Gys Agasit. Me Agasin shfaqet edhe biznesmeni L. L., i cili kërkonte të zgjidhte hallin e bllokimit të një investimi në jug të vendit për shkak të pretendimeve mbi pronat. Ai gati se nuk humbi edhe atë që kishte arritur.

Më i zhgënjyeri nga bashkëpunimi me Gysin është Klod Allajbeu, i cili e akuzon se i tjetërsoi pronat në Hipotekë, duke i kaluar në emrin e tij. Nga planet ambicioze për biznes, Gysi dhe Klodi kaluan në kërcënime. Madje thuhet se Klodi i ka shpëtuar për një fije fatit të Gerond Meçes. Konflikti për pronësinë e EQUOS Resort vijon të jetë i hapur.

SendShare3Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.