AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

by SHT Media
29/09/2026
in Opinion
6
0
Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit
6
SHARES
313
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dritan Hila

Para tetë vitesh, një grup personazhesh emergjente në politikë (pak a shumë janë po ata që bëjnë protestat e përnatshme në bulevard apo rrjetet sociale), dhe qejflinj politike, bënin në Facebook qeverinë ideale, duke i caktuar njëri-tjetrit poste ministrash. Deri këtu asgjë e keqe, madje zbavitëse. Spartak Ngjela, me sensin e tij të autoironisë, për të stigmatizuar këtë fenomen thoshte se në Spaç edhe unë jam bërë tre herë kryeministër në qeveritë që bënim në burg.

Protesta që po mbyll muajin e katërt mesa duket është një masturbim mendor i ngjashëm me historitë e të shkuarës. Edhe këtë radhë protestuesit kishin filluar ndanin postet dhe drejtoritë, çka tregon që nocioni i tyre sesi merret pushteti e mbahet shteti është përtej fëminores. Dhe duke parë kualitetin që është në shesh, nuk është çudi.

Nisja e protestës pati në fillim një pjesëmarrje të larmishme ku nuk mungonin edhe njerëzit e mërzitur nga shumë faktorë të pushtetit. Mirëpo zmalti ra shpejt dhe pjesa e shëndoshë u tërhoq. Ata që prisnin të shfaqej Mesia, profeti që do shkatërronte këtë klasë politike, partia dhe intelektualët të cilët do ishin pa emër por me aureolën e të dërguarit të Zotit nuk dolën. Shqiptarët që mendojnë se një dorë e fshehtë, okulte, do t’i përmbyste politikanët e sotëm, nuk u shfaq. Pas rënies së zmaltit, avash-avash, tani kanë mbetur vetëm teneqet e saj të cilat sulmojnë njerëzit në rrugë, në rrjetet sociale dhe natyrisht vënë edhe gjoba.

Nga protesta janë tërhequr jo vetëm ata që kanë një formim logjik, por edhe shtresa e mesme, biznesmenët e vegjël dhe të mesëm, njerëz që veprojnë të programuar, pasi panë që nga sheshi nuk po dilte asnjë projekt, përkundrazi, me kalimin e ditëve u mbizotërua nga njerëz banalë. Dhe sot, në muajin e katërt, kanë mbetur një grusht njerëzish që nuk përbëjnë më as lajm, përveçse për kanalet qe nuk kanë të paguajnë punonjësit dhe mbushin programacionin duke ngulur kamerat në bulevard.

Në fakt ky është shërbimi më i madh që po i bëjnë Ramës, por edhe Berishës. Mjafton të ndjekësh një ditë atë zallamahi mendjesh e fjalimesh, dhe çdokush bindet se ende opsioni më i mirë për të hedhur votën, mbetet PS ose PD. Ndaj edhe të dy udhëheqësit ndihen të qetë në monopolet e tyre, madje duket se e stimulojnë atë për ta mbajtur të ndezur, si për t’u thënë njerëzve që ikja e tyre do sjellë këtë amalgamë tekahytësh. E tepron nganjëherë Rama kur tallet dhe hap fjalë që do dorëhiqet, çka bën që në çetën e protestës të hyjë sherri i posteve dhe të nesërmen kur shpresa shuhet, të fillojnë të ëndërrojnë prapë për qeverinë e radhës. Por fundja të papunë janë dhe kjo është një kalim kohe më e mirë se të vrasësh miza, zanat që shumica e tyre e ushtrojnë qysh në shkollën tetëvjeçare.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.