• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kontrabandonte mallra pa akcizë, arrestohet polici në Qafë Botë

01/06/2024
in Kronikë
Kontrabandonte mallra pa akcizë, arrestohet polici në Qafë Botë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Botës një punonjës policie për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë. Sipas Policisë, ai u arrestua në flagrancë teksa lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës. Gjatë kontrollit të automjetit atij ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka finalizuar operacionin “Stekat”, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale, duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë B.H., me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes Benz”, me të cilin po lëvizte nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë në drejtim të Sarandës, ju gjetën 49 steka të papajisura me pullën fiskale, të dyshuara kontrabandë, me një vlerë rreth 3500 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të këtij shtetasi u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.

“Nga hetimet e deritanishme të  ndjekura nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka rezultuar se ky punonjës policie në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në PKK Qafë Botë, kalonte këto mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shit-blerja e mallrave”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat me cigare kontrabandë, qese plasmasi me duhan pa pullë fiskale, 2 telefona celularë dhe automjeti tip Mercedez Benz që shërbente për transport.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!